10 Maj 2025

El Shaaraway më i mirë se Messi

Milano, 19 shkurt - Sulmuesi i Milanit, Stephan El Shaarawy është më i mirë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Së paku sipas të përditshmes sportive italiane Tuttosport që ka bërë një krahasim mes statistikave të golave të italianit dhe argjentinasit si 20 vjeç. Ishte sezoni 2007/08 kur Messi, (aso kohe 20 vjeç) bëri 40 paraqitje dhe realizoi 16 gola.

Dhe, në këtë kategori ai gjendet prapa sulmuesit të Milanit, El Shaarawy i cili si 20 vjeç deri më tani këtë stinor ka shënuar 18 gola në 31 paraqitje.

Reprezentuesi italian ka shpërthyer me Rossonerët pas hapësirës së krijuar në ekip nga largimi i Zlatan Ibrahimoviçit, verën e shkuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)