Ekziston mundësia e shkëmbimit Nani - Sneijder

Manchester, 12 korrik - Inter dhe Manchester United janë duke biseduar intensivisht për transferimin e Wesley Sneijderit në Angli.
Por Interi nuk mendon të mendojë të qëndrojë pa mesfushor me largimin e Sneijder dhe mund të kërkojë shkëmbimin me Nani-n.
Udhëheqësit e klubit italian duket se janë pajtuar për shitjen e mesfushorit holandez, por ata e kanë një kërkesë.
Në shkëmbim të nënkampionit të botës me Holandën, presidenti Massimo Moratti e ka ndërmend t′ia kërkojë \"Djajve të Kuq\" mesfushorin portugez Nani.
Në rast se nuk është i gatshëm ta sakrifikojë portugezin, trajneri Sir Alex Ferguson duhet t′i shpenzojë 39 milion euro për Sneijder, i cili në të kaluarën ishte pjesë e Ajaxit dhe Real Madridit.