22 Dhjetor 2024

Ekipet e Formula 1 prezanojnë makinat e tyre

Valenci, 2 shkurt - Pilotët e skuderisë së Mercedes GP-së, Mihael Shumaher dhe Niko Rosberg, të hënën janë paraqitur para mediave në pistën në Valencia, ku kanë prezantuar makinën e re, me të cilën do të bëjnë gara në sezonin e ri. Kjo është makina e parë e Mercedesit për gara në Formula 1, pas 55 viteve pushim.

Testimet e para i ka realizuar Rosberg, ndërsa më pas edhe legjenda e këtij sporti Mihael Shumaher, i cili rikthehet në pistë pas 3 viteve pushim. Ndërkohë edhe skuderia e Ferrarit ka realizuar testimet e para, të makinës së re. Felipe Massa është ulur në Ferrarin e ri, për herë të parë pas lëndimit që pësoi në garën e Hungarisë.

Sot pritet që testimeve tu bashkëngjitet edhe anëtari i ri i Ferrarit Fernando Alonso. Ndërkohë, në Valencia është prezantuar edhe makina e re Toro Rosos, e cila këtë vit e ka shkëputur plotësisht lidhjen me Red Bull-in dhe do funksionojë si një e vetme.

Makinën e saj të re ka prezantuar edhe Renault, duke konfirmuar se Robert Kubica dhe rusi Vitali Petrov do të jenë pilotët e sezonit të ri. Ditën e prezantimeve e mbylli BMW Sauber, e cila sezonin e ardhshëm do të pilotohet nga Kamui Kobayashi dhe Pedro de la Rosan. Sezoni i ri në Formula 1 fillon  më 14 mars, me garën për çmimin e madh të Bahreinit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)