Effenberg: Martinez nuk vlen 40 milionë euro
Bayern, 24 gusht - Ish - reprezentuesi i Gjermanisë, Stefan Effenberg, ndjen se mesfushori i Athletic Bilbaos, Javi Martinez, nuk vlen 40 milionë euro të cilat Bayerni dëshiron ti shpenzojë për spanjollin.
Unë shpresoj se ai do të bëjë mirë te Bayerni dhe të bëhet yll në Bundesliga, e ti ndihmojë ekipit drejt titullit. Ekziston rrezik i madh. Unë kam pyetur veten nëse ai djalosh meriton ato miliona dhe nuk mendoj se ia vlen,
Më ka befasuar vullneti i Bayernit për të. Ai nuk është as startues për Spanjën. Po, ai fitoi Botërorin dhe Euro 2012, por ai luajti vetëm 25 minuta në Euro 2012.\"
\"Është e qartë se ai nuk është në nivel me Iniestën dhe Xavin, prandaj po pyes ende veten nëse ia vlen të paguhen 40 milionë euro për një lojtar si Martinez, është shprehur ish-sulmuesi i Bayernit.