Edhe Torres në planet e Chelseat
Londër, 19 mars - Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, raportohet se është duke përgatitur të ofrojë 50 milionë funte për sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres.
Sipas The Sun, Abramovich i ka thënë Carlo Ancelottit se ai do të ketë në dispozicion dyfishin e kësaj shume për të përforcuar ekipin.
Ancelotti shpreson se do të mund të nënshkruajë me së paku dy emra të rinj, me Torres në maje të listës e që ndiqet nga sulmuesi i Atletico Madrid, Sergio Aguero.
Manchester City po ashtu është duke përgatitur ofertë për spanjollin. Por nëse City dështon të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, dhe të njëjtën gjë bën edhe Liverpool, blutë do të jenë favoritë për të nënshkruar me Torres.