Edhe në sport ekziston xhelozia

Shkruar nga Agim Tahiraj
Është koha të punojmë, ti evitojmë gabimet, të rrisim nivelin, sepse nuk janë larg edhe ngjarjet e mëdha sportive në rrafshin ndërkombëtar.
Sportet luftarake duhet ti kemi parasysh në përgjithësi se janë ato që mund të sjellin medalje, siç e kemi xhudon që disa vite, por duhet edhe sporte tjera si boksi, mundja, kick-box-i etj. ta ndjekin këtë rrugë.
Është fakt se edhe boksi ka sjell medalje të argjendtë nga Kampionati Botëror për juniore, me trimëreshën tonë Donjeta Sadiku.
Deshëm apo nuk deshëm ekziston një çfarë xhelozie sportive. Besoj se duhet të jemi të kënaqur e të gëzuar për rezultatin e çdo sportistit të Kosovës në çdo sport dhe në ato luftarake. Ku ka xhelozi sportive ka edhe suksese.
Çdo rezultat që arrihet në fushën sportive ndërkombëtare e lumturon çdo shqiptar, sepse kur dikush merr pjesë e korr suksese e bie medalje në shtetin tonë Kosovën, kjo është krenari për të gjithë.
Olimpiada po afrohet, po ku jemi? Mendoj që punohet mjaft dhe atë e bëjnë të gjithë në mundësitë që kanë, andaj mund të them se kushtet dhe mundësitë e bëjnë të veten, posaçërisht në sportet individuale.
Sepse në sportin individual je vet aty dhe i prenë apo vendos gjërat në të mirën apo në të keqen. E kam fjalën në sukses apo mos suksese, për shkak se në duel je vetëm, pra aty ke të bësh me vetveten dhe normal duhet të jesh i përgatitur maksimalisht dhe për atë çfarë po do.
Andaj puna bëhet po qese janë kushtet dhe normal se në boks pothuajse të gjithë trajnerët punojnë në mënyrë vullnetare. Kështu që bëhet punë, por duhet të rritet edhe më shumë ritmi. Kjo nuk varet e gjitha nga ata që punojnë, por nga situata financiare që e kanë klubet në përgjithësi.
Për Olimpiadë pos xhudos që dihet botërisht që kalibra botëror si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, nga të tjerat shpresoj se mundja mund të sjell rezultate dhe po ashtu në boks deri diku.
Ta shohim se çfarë do të ndodh në muajit në vazhdim, sepse dëshira e të gjithëve është që në të gjitha sportet te jemi përfaqësues dhe fitues.
Por dëshira është diçka tjetër, e mundësitë janë tjetër fare. Sa i përket trajnerëve sikur të paguheshin më mirë, do të ishte edhe në favor jo vetëm të tyre por edhe të vetë sporteve.
Është evidente që pagesa është e vogël, por ka raste kur trajnerët punojnë në baza vullnetare. Në radhë të parë duhet të jetë edhe bashkëpunimi sa më i mirë në mes trajnerëve.
Është fakt se trajnerët bashkëpunojnë mes vete ku dhe shpesh bëjnë sparinge në mes veti në salla. Çdo bashkëpunim i ndërsjellë sjell edhe të mirat në përgjithësi dhe kështu mund të shkojmë edhe përpara.
/Autori është trajner i klubit të boksit e kick-box Rigoro nga Prishtina dhe gjyqtar i boksit/