Edhe Chelsea kërkon Sanchez
Londër, 14 janar - Interi është shumë pranë transferimit të Alexis Sanchez nga Udinese, por për sulmuesin kilian tani Nerazzurët duhet të përballen me milionerët e Chelseat.
Sportmediaset njofton se Nerazzurët do të rishikojnë planet e tyre për 22-vjeçarin pasi tashmë u është refuzuar oferta prej 18 milionë eurosh plus Biabiany.
Moratti tani dëshiron të ofrojë 20 milionë euro për sulmuesin, ndërsa për këtë do ta ketë pak problem pasi që Roman Abramovich do të ofrojë 22 milionë euro. Interi pritet të përfshijë edhe Joel Obin në marrëveshje.