Edhe Belleti largohet nga Chelsea
Londër, 10 qershor - Eksodi i lojtarëve të Chelseat është duke vazhduar. Viktima e radhës e operacionit të ashtuquajtur spastrimi blu është braziliani Juliano Belletti.
33-vjeçari Belletti iu bashkua Chelseat në vitin 2007 nga Barcelona, ndërsa gjatë kësaj kohe ai pati 94 paraqitje në fanellën e Chelseat. Kontrata e tij skadon në fund të këtij muaji dhe ai është i lirë të largohet si transfer i lirë në ndonjë skuadër tjetër.
Këto largime të skuadrës londineze, shihen si përpjekje të lirimit të hapësirës së skuadrës për lojtarët e rinj nga akademia, Patrick van Aanholt dhe Jeffrey Bruma.