Eden Hazard sërish lëndohet pas rikuperimit 82 ditësh
Madrid, 25 shkurt - Lajmi i keq erdhi nga futbollisti Eden Hazard, i cili u lëndua në javën e 25-të të Ligës së Parë Spanjolle të Futbollit (La Liga) në minutën e 66-të të ndeshjes mes Real Madridit dhe Levante që përfundoi me rezultat 0-1.
Tek futbollisti belg Eden Hazard, i cili luan në skuadrën e Real Madrid u zbulua një çarje e fyellit të këmbës së djathtë.
Duke pasur fat të keq në sezonin e tij të parë në Real Madrid, Hazard u rikthye në fushë në ndeshjen me Celta Vigo javën e kaluar pas dëmtimit të tij që zgjati 82 ditë.
Shtypi spanjoll është i mendimit që Hazard, i cili u lëndua sërish pas vetëm dy ndeshjeve, e ka mbyllur sezonin.
Real Madrid do të përballet me Manchester Cityn më 26 shkurt në 16 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampioneve.
Ndërkaq në ndeshjet për vendin e parë në La Liga, Real Madridi më 1 mars në stadiumin “Santiago Bernabeu” do të mirëpret skuadrën e Barcelonës, e cila ndodhet në krye të tabelës me 2 pikë më shumë.