E ardhmja e Carlos Tevez mbetet në dyshim
Manchester, 11 mars - Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka njoftuar se e ardhmja e sulmuesit Carlos Tevez te kampioni i Premierligës mbetet në dyshim.
Tevez nuk e ka të sigurt qëndrimin në Etihad ku kontrata e tij do të skadojë më 2014, dhe ai në të kaluarën ka konfirmuar dëshirën për tu rikthyer në vendlindjen e tij në Argjentinë. Por, Mancini i ka bërë thirrje sulmuesit të vazhdojë të shënojë gola.
Tani është me rëndësi që Carlos të vazhdojë të shënojë gola sepse kemi nevojë për golat e tij deri në fund të sezonit, deklaroi Mancini për Sky Sports News.
Më pas do të shohim se çka ndodhë gjatë verës. Carlos ka edhe një vit kontratë. Varet prej tij, u shpreh italiani.