28 Prill 2024

Dzeko lojtar i Manchester Cityt

Manchester, 8 janar - Edin Dzeko edhe zyrtarisht është lojtar i Manchester Cityt, pasi ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare e gjysmë me skuadrën nga Eastlands.

Super-sulmuesi 24-vjeçar pritet që ta bëjë debutimin ndaj Wolves të shtunën e ardhshme, pasi kompletoi transferimin e vlefshëm prej 32.5 milionë eurosh nga Wolfsburgu.

“Që një kohë të gjatë unë lidhem me klubin, por Wolfsburgu nuk ka dashur të më shesë. Kishte shumë spekulime nëpër gazeta, por mendja ime ishte e qartë. Unë gjithnjë jam tërhequr më së shumti nga Manchester City. Ata kanë luajtur mirë këtë sezon, ndërsa tani spekulimet kanë përfunduar dhe mund të fokusohem plotësisht në klubin e ri”, përfundoi Dzeko.

Edin Dzeko është golashënuesi më i mirë në histori të Wolfsburgut, pasi që për tri vitet e qëndrimit të tij në klubin gjerman ka shënuar hiç më pak se 84 gola.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)