Dzeko lojtar i Juventusit
Torino, 6 tetor - Juventusi ka transferuar sulmuesin e Wolfsburgut, Edin Dzeko, për një shumë që thuhet të jetë 30 milionë euro, ndërsa sulmuesi pritet ti bashkohet skuadrës së re në qershor të vitit të ardhshëm.
Il Corriere dello Sport njofton se Andrea Agnelli tashmë e ka bërë goditjen e tij të parë në tregun e transferimeve, pas shitjes së Diegos, pikërisht te Wolfsburgu.
Me që jemi te Diego, 10 milionë eurot e paguara nga Wolfsburgu për të, në vend të 20 milionëve, ka hapur në horizont një mundësi të re për Juventusin, që për të kompenzuar borxhin e skuadrës gjermane, ka ofruar Mohamed Sissokon, shlyerjen e borxhit prej 10 milionë eurosh dhe dhjetë milionë tjera ekstra, për transferimin e sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko.