Dynamo e Kievit huazon Taiwon
Kiev, 31 korrik - Dynamo Kiev ka kompletuar huazimin e Taye Taiwo nga Milani me mundësinë e blerjes në fund të sezonit.
Nigeriani iu bashkua Rossonerëve në verën e kaluar, por nuk arritur të lë përshtypje te ky klub, duke bërë që të huazohej te QPR.
Ardhja në Ukrainë është mundësi e mirë për të siguruar vend në formacionin bazë.
E di se Milani është klub i madh, por unë nuk jam lojtar që mund të rri dhe të marr pagë pa luajtur futboll, ka thënë për BBC.