22 Dhjetor 2024

Dumoshi nënshkroi memorandume me KOK dhe katër federata sportive

Prishtinë, 6 prill - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka nënshkruar sot pesë memorandume bashkëpunimi.

Këto memorandume bashkëpunimi u nënshkruan me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Federatën e Volejbollit të Kosovës (FVK), dhe Federatën e Hendbollit të Kosovës (FHK).

Memorandumet në emër të MKRS-së janë nënshkruar nga ministrja Dumoshi, ndërkaq në emër të KOK-ut, ka vënë firmën kryetari Besim Hasani, duke siguruar kështu 3 mujorshin e parë të këstit.

Nga FFK-ja memorandumin e ka nënshkruar kryetari i Federatës, Agim Ademi. Poashtu kjo federatë u mbështet me vlerë financiare për realizimin e objektivave për vitin 2020.

Ndërsa, kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, ka nënshkruar memorandumin për përkrahje financiare.

Në emër të Federatës, së Volejbollit të Kosovës, ka nënshkruar kryetari i Federatës, Abedin Ibrahimi. Ndërkaq, për FHK-në, ka nënshkruar kryetari Eugen Saraçini.

Këto Federata të cilat nënshkruan memorandumet e bashkëpunimit, nga nesër në xhirollogaritë e tyre do të kaloj kësti për tre muajt e ardhshëm në mënyrë që t'ju gjinden pranë sportistëve në këtë kohë të vështirë pandemie.

Ministrja Vlora Dumoshi, me këtë rast tha se përkrahja e MKRS-së për Komitetin Olimpik dhe katër  federatat ju mundëson atyre të kenë planifikim më të mirë të aktiviteteve dhe të realizojnë programin e tyre në mënyrë më të suksesshme.

“Memorandumet që nënshkruam sot me KOK-un, FFK-në, FBK-në, FVK, dhe FHK-në, përcaktojnë nivelin e përkrahjes për këto organizata sportive. Kjo përkrahje bëhet në bazë të meritave të cilat janë përcaktuar me rregullore. Vetë mekanizmat që e organizojnë dhe zhvillojnë fushën e sportit në vendin tonë e kanë përcaktuar, dhe poashtu në MKRS në këtë kohë pandemie do vazhdojmë të jemi sa më afër sportistëve tanë”, u shpreh ndër të tjera ministrja Dumoshi.

Ajo tha se do të angazhohet që edhe në vazhdimësi ta mbështesë sportin në vend në mënyrë që t'ju krijohen lehtësira sportistëve dhe trajnerëve që t’i realizojnë qëllimet dhe të arrijnë suksese nëpër gara vendore dhe ndërkombëtare.

Ndërkaq, përfaqësuesit e organizatave të cilat nënshkruan memorandumet u shprehën të lumtur për nënshkrimin e këtyre memorandumeve duke falënderuar ministren për mbështetje në këtë kohë pandemie dhe premtuan që do vazhdojnë të punojnë fuqishëm që të sjellin në vend çmim dhe medalje të ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)