23 Dhjetor 2024

Dukuritë negative po e dëmtojnë imazhin e sportit kosovar

Prishtinë, 22 qershor - Në ditën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti një delegacion të përbërë nga Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) të Kosovës, Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, Mehmet Bogujevci, nga Federata e Boksit e Kosovës, Muharrem Sahiti, këshilltar për sport i ministrit të MKRS, si dhe sportistët e mirënjohur Ferid Zekolli e Aziz Salihu.

Presidenti Sejdiu i falënderoi drejtuesit e institucioneve të sportit dhe sportistët e njohur për angazhimin e gjithëmbarshëm për zhvillimin e sportit dhe të frymës së olimpizmit në vend.

Ai gjithashtu u premtoi atyre përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve sidomos në përpjekjet për ndërkombëtarizimin e mëtejmë të sportit kosovar.

Po kështu, Presidenti Sejdiu u angazhua për mbarëvajtje të garave sportive në Republikën e Kosovës, si dhe kërkoi eliminimin e të gjitha dukurive negative që e dëmtojnë imazhin e sportit kosovar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)