26 Dhjetor 2024

Duhet të kemi durim

Shkruar nga Agim Tahiraj

Shtatori po afrohet dhe është një nga muajit që do të ketë zhvillime të aktiviteteve në disiplinat e shumta sportive.

Të gjitha sportet kanë planet e tyre dhe në radhë të parë si ta rrisin nivelin e shikueshmërisë.

 Sporti me traditë siç është boksi po vazhdon të kërkojë mundësi me të volitshme për zhvillimin e aktiviteteve sidomos në rritje të nivelit.

Klubet po orvaten në forma të ndryshme që të përgatiten për edicionin e ri garues që sigurisht do të kemi shumë turne në muajin shtator e fillim të tetorit.

Secili klub ka pretendime për të arritur rezultate me të mira dhe për t’i realizuar edhe objektivat e tyre.

Turnetë e ndryshëm janë edhe mundësi e mirë që klubet të zhvillojnë ndonjë talent dhe që do t’i futet fort në punë edhe kombëtares së Kosovës për garat e ardhshme qoftë evropiane qoftë botërore, njëkohësisht të punojnë edhe për Olimpiadën e vitit 2020 që mbahet në Japoni.

Ditët e mira gradualisht po vijnë dhe secili shpreson që boksi do ta kthejë primatin që ka gëzuar në periudhën e artë të viteve të 80-ta.

Trajnerët shihet se tani janë më të mobilizuar, klubet kërkojnë mundësi më të mira të kushteve për stërvitje, sigurisht ndonjë prej tyre edhe mjete materiale dhe të jenë në një pozicion më të lakmueshëm se në kampionatin e kaluar. 

Nuk e konsideroj se klubet tani janë në gjumë siç flitet e spekulohet nga disa në opinion, por janë në mobilizim dhe të rritjes së numrit të boksierëve njëkohësisht edhe të zbulimit e formimit të talenteve të rinj.

Sepse me gjenerata të reja që kemi sot mund të arrijmë shumë, se është një brez i talenteve që premton shumë por vetëm duhet përmirësuar kushtet.

Korriku dhe gushti janë si gjithmonë muaj i pushimit, ndërsa tash klubet kanë programin e tyre, e dinë çfarë duan dhe për synimet në çdo garë.

Ka klube që kanë boksierë mjaft të mirë, disa shikon ndonjë përforcime, por disa janë kryesisht të fokusuar në talentet e rinj, se ata e shohin perspektivën për të ardhmen.

Ato klube që qëndrojnë ekonomikisht më mirë do të korrin rezultate me pozitive, kurse ato që janë në një situatë të pavolitshme gjithsesi se do të kenë më shumë vështirësi.

Gjithnjë jemi me shpresë se me kalimin e kohës do të mënjanohen të gjitha peripecitë që përballen klubet. 

Mbi të gjitha duhet të kemi durim dhe të tjerat telashe shkojnë e gjërat e mira si thonë shpesh në popull vijnë ngadale. Kështu që, të gjithë duhet të mundohem në format të ndryshme dhe rezultatet do të vijnë posaçërisht do të rritet cilësia në çdo aspekt.

/Autori është trajner i klubit të boksit e kick-box Rigoro nga Prishtina dhe gjyqtar i boksit/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)