Drogba paralajmëron largimin nga Chelsea
Londër, 29 nëntor - Ky pritet të jetë sezoni i fundit në Londër për sulmuesin Didier Drogba. Agjenit i tij ka zbuluar se ka gjasa minimale që Drogba të veshë fanellën e kaltër vitin e ardhshëm.
\"Didierit i është bërë një ofertë për edhe një vit në Chelsea, por kjo nuk na konvenon. Ne e dimë çka duam, ku duam të shkojmë dhe çfarë oferta kemi. AC Milan na u afrua me një ofertë për huazim me mundësi blerje, por u thashë menjëherë jo.\"
\"Në moshën e tij ai nuk ka më çfarë të tregojë. Do të shkojë ku ka më shumë para, e kjo mund të përfshijë SHBA-në, Rusinë, Katarin apo diku tjetër në Azi, ka thënë Thierno Seydi.
Sulmuesit të Bregut të Fildishtë i skadon kontrata vitin e ardhshëm në verë, dhe ai ka dhënë kontribut qenësor për sukseset e londinezëve në vitet e fundit.