Drogba nuk shkon në Galatasaray
Shangai, 31 janar - Transferimi i Didier Drogbas në Galatasaray mund të dështojë. Klubi i tij i fundit, Shaghai Shenhua nuk duket të jetë i gatshëm ta lirojë sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, i cili ditë më parë kishte arritur marrëveshje për 18 muaj me gjigantin turk.
Drogba mbetet lojtar i Shanghai Shenhua. Kontrata ndërmjet palëve është ende valide. Jemi duke i përgatitur provat për ti dorëzuar në FIFA dhe për ti mbrojtur interesat tona, shkruan në uebfaqen e klubit turk.
Ish futbollisti i Olympique Marseilles dhe Chelseat i dha fund eksperiencës kineze pas një kohe të shkurtër dhe synon të rikthehet në Evropë, nëse nuk i del ndonjë problem.