Drogba mes Juventusit dhe Milanit
Juventusi është ende në kërkim të një bomberi, ndërkohë që Milani synon të mbushë boshllëqet e lëna bosh nga largimi i Patos dhe largimi i mundshëm i Robinjos ndërsa vetë Drogba është i pakënaqur nga aventura e tij në Kinë ndaj kërkon rikthimin në Europë, pse jo edhe mundësinë për të riluajtur në Ligën e Kampioneve.
Ka shumë gjasa që Drogbanë ta shohim në Serinë A tek Milani ose tek Juventusi, këto ishin fjalët e agjentit të futbollistit dhënë për mediat italiane. Këto të fundit spekulojnë se një kalim i tij tek Juventusi do ti hapte dyert transfertës së Matrit tek kuqezinjtë.
Përvec pistës Drogba, bardhezinjtë janë të interesuar edhe për Llorenten, futbollisti spanjoll i Atletikos së Bilbaos që po përflitet se fundmi për të kaluar që në këtë merkato tek kampionët e Italisë.
Vetë trajneri Konte ka shprehur superlativa për të por ashtu sikundër Berluskoni, thotë se në këto kohë të vështira financiare, nuk është momenti për marrëzi. Ndërkohë, Milani i së ardhmes do të ndërtohet mbi bazat e të rinjve të akademisë. Vetë presidenti Berluskoni tha se me këto cmime të lojtarëve, blerjet vendosin në vështirësi klubin, ndaj baza do të hidhet tek 100 të rinj nga të cilët kuqezinjtë do të seleksionojnë disa prej tyre.