03 Maj 2024

Drogba: Më pëlqen të luaj ndaj Arsenalit

Londër, 1 tetor - Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, mezi e pret ndeshjen ndaj Arsenalit këtë fundjavë, pasi që thotë se të luajë ndaj Topçinjnve, gjithnjë ka qenë një ndjenjë e veçantë për të.

“Më pëlqen të luaj në ndeshjet e mëdha dhe më pëlqen të luaj ndaj Arsenalit. Unë gjithmonë them se Arsenali është një prej ekipeve të mia të preferuara”.

“Kur unë isha në Francë, Arsenali ishte shembull për ne, pasi që aty ishin gjithë ata lojtarë francezë, të cilët luanin në fillim në Kampionatin francez, por më pas u transferuan te Arsenali ku menaxher është një francez. Kështu që, të luaj ndaj tyre për mua do të thotë shumë”.

“Nuk mendoj se mund t’ia lejojmë vetes një humbje të dytë me radhë, sidomos në sfidën ndaj Arsenalit. Njerëzit duhet ta dijnë dhe ne e dimë se do të humbasim disa ndeshje këtë sezon. Por, e them përsëri, është gjithnjë mirë të fitosh…është gjithnjë mirë të fitosh”, deklaroi Drogba.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)