22 Dhjetor 2024

Drogba lojtari më i mirë afrikan i vitit 2009

Bregu i Fildishtë , 13 mars - Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, është emëruar futbollisti më i mirë në Afrikë për vitin 2009 dhe ky është titulli i dytë në karrierën e tij.

Drogba, i cili fitoi këtë shpërblim edhe në vitin 2006, këtë vit doli para bashkë-lojtarit të tij të Chelseat, mesfushorit të kombëtares së Ganës, Michael Essien, dhe para kamerunasit të Interit, Samuel Eto’o.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë e fitoi këtë shpërblim për ditëlindjen e 32-të të tij, por nuk ishte i pranishëm në ceremoni. Drogba e pason sulmuesin e Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, i cili vitin e kaluar e fitoi këtë çmim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)