Drogba dhe Damiao nën shënjestrën e Inter
Milano, 11 dhjetor - Mediat italiane raportojnë së fundi se Interi interesohet për sulmuesin e Chelsea, Didier Drogba dhe talentin Leandro Damiao. Zikaltërit po kalojnë momente tepër të vështira, edhe pse u kualifikuan të parët në grup në Champions League.
Sipas Corriere dello Sport, klubi ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe ka filluar që tani kërkimet, një pjesë e të cilave mund të konkretizohen në merkaton e Janarit.
Diego Milito pritet të largohet dhe mbetet për tu parë nëse Interi do ta paguajë shifrën 15.5 milionë Euro për të mbajtur Mauro Zaraten, i huazuar nga Lazio.
Interesi kryesor për merkaton në fund të sezonit është përqëndruar te sulmuesi Didier Drogba, të cilit i skadon kontrata te Chelsea.
Një opsion tjetër është edhe Damiao i Internacional. 22 vjeçari është në listën e dëshirave të shumë klubeve europiane, pavarësisht çmimit që ka prej 30 milionë Eurosh.