Drogba, 300 mijë euro në javë
Shanghai, 12 janar - Kinezët e klubit futbollistik Shanghai Shenhua dëshirojnë që tia bashkojnë Nicolas Anelkas ish-bashkëlojtarin e tij, Didier Drogba, për një kontratë marramendëse.
Mirror shkruan se klubi kinez është duke e menduar një super kontratë dy vjeçare e gjysmë për Drogban, plus të drejtat e imazhit, të cilat do ta bënin reprezentuesin e Bregut të Fildishtë lojtarin më të paguar në botë.
Drogba do të jetë në detyrë për kombëtaren e tij gjatë Kupës së Kombeve të Afrikës në janar dhe mos rinovimi me Chelsean ka bërë që situata kontraktuale e sulmuesit ikonik të klubit londinez të jetë e pa qartë.