29 Maj 2023

Dortmund rinovon kontraten me Mats Hummels

Dortmund, 24 maj - Në pritje të sfidës vendimtare për titull, të planifikuar për të shtunën me Mainz-in, Borussia Dortmund ka njoftuar rinovimin e kontratës së një prej emrave kryesorë të skuadrës.

Në një postim në faqet zyrtare, Dortmund bën me dije se mbrojtësi Mats Hummels do të  qëndrojë te “verdhezinjtë” edhe për sezonin e ardhshëm.

Kështu 34-vjeçari do të jetë pjesë e Borussia Dortmund deri në verën e 2024-ës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)