Donadoni trajneri i Milanit
Milano, 11 maj - E ardhmja e Masimiliano Alegrit në stolin e Milanit nuk është aspak e sigurt. Nuk ka shërbyer as konfirmimi që vetë presidenti Silvio Berlucsoni i bëri 44- vjeçarit përpara derbit me Interin.
Tekniku toskan e di shumë mirë se një sezon pa trofe në San Siro i lëkund shumë pozitat e tij në krye të djallit.
Madje, Berlusconi e ka vënë gjithnjë në dyshim potencialin e Alegrit, i cili më shumë sesa një zgjedhje e kavalierit, ka pasur mbështetjen e Gallianit.
Garancitë që administratori i deleguar ia jepte pasi i shpallte kampion, tani nuk janë më.
Trajnerit të Parmës i është dashur një sezon shumë i mirë për të marrë konfirmimin e presidentit Girardi edhe për vitin tjetër.
Por, Berlusconi nuk e ka fshehur kurrë se ëndrra e tij është që në krye të Milanit trajnerët të vijnë nga ish-familja e Milanit.
E kush më mirë se ish-mesfushori që mbajti veshur për 12 vite fanellën e 18 herë kampionëve të Italisë, mund ta pranonte me kënaqësi stolin e Milanit. Të ardhmes nuk i dihet asnjëherë.
E sigurt është vetëm që jam pjesë e Parmës dhe për momentin mendoj vetëm për këtë skuadër, u shpreh tekniku 48-vjeçar lidhur me atë çka i rezervon e ardhmja.