Donadoni do të jetë tekniku i ri i skuadrës së Parmës
Romë, 10 janar - Mungon ende zyrtarizimi përfundimtar, por Roberto Donadoni do të jetë tekniku i ri i skuadrës së Parmës.
Ish-tekniku i përfaqësueses Italiane është i gatshëm të nënshkruajë kontratat për një vit e gjysmë me skuadrën Italiane.
Donadoni ka zënë vendin e Franco Colomba, ku ky i fundit kishte humbur besimin e shoqërisë pas humbjes së rëndë me Interin me rezultatin 5 me 0.
Aktualisht Parma ndodhet në vendin e 15-të në kuotën e 19 pikëve: 7 më shumë se Cesena dhe Novara, që ndodhen në vendin e parafundit të klasifikimit të përgjithshëm të Seria A.