Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë
Abu Dabi, 24 tetor - Në Kampionatin Botëror të xhudos në konkurrencën e junioreve, kosovarja Distria Krasniqi, e fitoi medaljen e artë, pasi në finale e mundi përfaqësuesen e Gjeorgjisë, Marian Janashvili.
Xhudistja Krasniqi ka garuar në kategorinë prej 52 kilogramësh.
Ky Kampionat Botëror po mbahet në Abu Dabi.
Distria në rast fitore në gjysëmfinale të grupit A, mund të ketë në luftë francezen Astride Gneto, ose Betina Temelkova nga Bullgaria.
Gjithsej janë katër grupe nga të cilat kualifikohet nga një garuese, duke vazhduar me xhirot tjera.