Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova marrin shpërblimeve shtetërore
Prishtinë, 24 janar - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se sot në kabinetin e ministrit Kujtim Gashi, do të mbahet ceremonia e ndarjes së shpërblimeve shtetërore për xhudisten Distria Krasniqi për medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos të mbajtur në nëntor të vitit të kaluar në Podgoricë me ç'rast do t'i ndahen pesë mijë euro sipas rregullores.
Shpërblimi do të ndahet edhe për xhudistin Akil Gjakova për Medaljen e Argjendtë po në këtë kampionat, të cilit do t'i ndahen 3500 euro.
Shpërblimi do t'i ndahet edhe Driton Kukës si trajneri i xhudistëve.