Dihen katër udhëtarët e fundit për në Euro 2012
Zagreb, 16 nëntor - Kombëtarja e Kroacisë, ka arritur të kualifikohet për evropianin e ardhshëm që nis në muajin qershor në Poloni dhe Ukrainë.
Kroatët të martën mbrëma në Zagreb, kanë luajtur pa gola në ndeshjen e kthimit të barazhit kundër Turqisë, por falë fitores së kroatëve në ndeshjen e parë prej 3:0, ekipi i Kroacisë, kualifikohet për në EURO 2012.
Kroacia dhe Turqia, në ndeshjen kthimit kanë dhënë një lojë të fortë dhe interesante.
Futbollistët e Turqisë, me gjithë angazhimin maksimal nuk ia dolën në asnjë mënyrë që të shkrijnë rezultatin e ndeshjes se parë, dhe në këtë mënyrë Kroacia feston kualifikimin për në evropianin 2012.
Çekia shuan ëndrrën e Beqirajt
Ëndrra e sulmuesit kosovar që luan në përfaqësuesen e Malit të Zi, Fatos Beqiraj, për të qenë pjesë e evropianit të ardhshëm, është shuar të martën mbrëma, pasi që Mali i Zi ka humbur edhe ndeshjen e kthimit të barazhit ndaj Çekisë prej 0:1.
Futbollistët e Çekisë ndeshjen e parë të luajtur katër ditë më parë në Prag kundër Malit të Zi, ka fituar më rezultat prej 2:0. N
dërsa sonte edhe në sfidën e kthimit Çekia më golin e P. Jirasek në minutën e 81-të, ka fituar ballafaqimin e dytë ndaj malazezëve duke siguruar pjesëmarrjen në EURO 2012.
Futbollistët e Mali të Zi, gjatë terë lojës kanë dhënë maksimumin në mënyrë që të përmbysin rezultatin e takimit të parë prej 2:0, por skuadra mysafire u tregua e suksesshme duke siguruar vizën që çon në EURO 2012.
Sulmuesi pejanë, Fatos Beqiraj në këtë takim ka qenë titullar dhe ka luajtur deri në minutën e 58-të.
Portugalia eliminon Bosnjën
Për herë të dytë brenda një viti Portugalia ia pamundëson pjesëmarrjen Bosnjës në kompeticionet e rëndësishme në futboll. Pasi e eliminoi vitin e kaluar në ndeshjet barazh për Kampionatin Botëror një gjë të tillë e bëri edhe të martën mbrëma kur e demoloi me rezultat 6-2, që njëkohisht i mundësoi Portugalisë kualifikimin dhe pjesëmarrjen me kombëtaret tjera në Kampionatin Evropian që mbahet verën e ardhshme.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Bosnje përfundoi 0-0, por krejtësisht ndryshe ishte situata në Portugali. Vendasit edhe para ndeshjes ishin favorit ndërsa këtë e treguan qysh në minutën e 3 kur Ronaldo nga 29 metra shënon për 1-0. Nuk vonon shumë dhe fal dominimit Nani ngrit epërsinë në 2-0, po ashtu nga një goditje nga largësia. Mysafirët e rihapen ndeshjen në fund të pjesës së parë kur shënuan për 2-1 me anë të Misimovic.
Pjesa e dytë sërish në dominim të vendasve. Eshtë Ronaldo që ngrit epërsinë në 3-1, por boshnjakët nuk u dorëzuan, ata realizuan për 3-2 me anë të Spahic. Dhe pas këtij goli vijnë goditjet e radhës nga vendasit të cilët shënuan edhe tre gola tjerë. Dy hera realizoi Postiga, ndërsa një Veloso.
Irlanda konfirmon kualifikimin
Republika e Irlandës dhe Estonia janë ndarë baras, 1-1, në ndeshjen e dytë të play-offit të vlefshme për kualifikim në Euro 2012, që do të thotë se Irlanda e ka marrë vizën për këtë garë.
Irlandezët e siguruan kualifikimin që në përballjen e parë, pasi fituan me rezultat 4-0 si mysafirë, ndërsa ndeshja kthyese në Dublin u zhvillua vetëm sa për ta konfirmuar pjesëmarrjen në turne.
Stephen Ward i kaloi vendasit në epërsi (31), ndërsa Vassiljev e barazoi rezultatin (57).