Diego një hap larg Volfsburgut
Volfsburg, 13 gusht - Mungon shumë pak madje vetëm 48 orë për të mësuar të ardhmen e brazilianit Diego i cili pas vetëm një viti qëndrim te Juventusi do të rikthehet në Bundesligë ku këtë herë do të veshë fanellën e Volfsburgut dhe jo më atë të Verder Bremenit.
Tashmë jemi gati dhe çdo gjë duket se është e përfunduar pasi akordi me klubin gjerman është shumë pranë.
Tratativa në praktikë është e mbyllur dhe është gjetur akordi për shumën e 17 milion eurove.
Në fakt oferta e gjermanëve ishte 16 milion euro ndërsa kërkesa e Zonjës së Vjetër ishte 18 milion euro dhe dhe u gjet një rruge e mesme.
Ky është një nga rastet e pakta që Juvja del me humbje nga një futbollist pas një vit më parë braziliani mbërriti në Torino për 24.5 milion euro por tani nuk është më koha e famshme e traditës që përbëhej nga Moggi-Betega dhe Giraudo.
Vetëm detajet mungojnë por edhe njerëzit e merkatos kanë bërë të ditur se në pak ditë do të jetë edhe rruga e lirë për këtë transferim për më shumë që edhe babai agjent i Diegos Djiar Ribas ka shtuar se Diego dëshironte të ringjallej me Juven por do ta bëjë sërish me një tjetër skuadër të madhe.
Në tratativë mund të përfshihet edhe Barzalji por ky i fundit nuk është në planet e Del Nerit. Juventusi ka larguar edhe zyrtarisht Danezin Poulsen te Liverpoli për shumën e 5.5 milion eurove ndërsa është bllokuar transferimi i Mauro German Kamoranezit për te Birminghem City.
Mesfushori Italo-Argjentinas në fillim të javës ka qënë në Angli ka bërë edhe vizitat mjekësore por çdo gjë është frenuar te paga e Kamoranezit.
Ai te Juventusi përfiton 2.5 milion euro në sezon ndërsa në Angli i kanë ofruar më pak.
Agjenti i Kamoranezit Sergio Fortuanto ka shtuar se nëse do të jetë mundësia për të kaluar te Biringemi atëherë të gjithë do të jenë të lumtur por nëse nuk ekziston atëherë Kamoranezi do të shohë për të tjera alternativa.
Nga ana tjetër në listën e largimeve të Marotës kanë përfunduar edhe Zebina,Tiago Mendez dhe Groso.