29 Prill 2024

Diego Forlan i ofrohet Realit

Madrid, 11 nëntor - Diego Forlan është emri që mund të lakohet më shumë në afatin kalimtar të janarit.

Sipas sportives spanjolle “Marca”, uruguaiani është në shitje dhe i është ofruar Real Madridit.

Çmimi i vendosur nga Atletico Madrid për sulmuesin është sa gjysma e vlerës së tij, 18 milionë euro… dhe mbi të gjitha ky çmim është i negociueshëm.

Quique Sanchez Flores, trajneri i Atletico Madrid, nuk do ishte pengesë në shitjen e Forlan. Kjo për faktin se marrëdhënia mes trajnerit dhe sulmuesit nuk është nga më të mirat.

Edhe ekipe të tjera si Juventus dhe Tottenham janë të interesuara për blerjen e Forlan në janar

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)