Diego Costa rinovon kontratën prej 75 milion euro me Chelsean
Londër, 15 shkurt - Diego Costa nuk do të transferohet në Superligën kineze. Sipas tabloidit britanik The Sun, sulmuesi i përfaqësueses spanjolle ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e Chelseat për rinovimin e kontratës edhe për 5 vite të tjera.
Gjithnjë sipas The Sun, akordi mes palëve për zgjatjen e bashkëpunimit flet për një shifër totale prej 67 milionë eurosh, shifër së cilës do ti shtohen edhe 8 milionë euro të tjera në formën e bonuseve, që do të jepen në rast të arritjeve të objektivave.
Kjo do të thotë se Diego Costa do të përfitojë me kontratën e re plot 15 milionë euro në sezon.
Lajmi për arritjen e marrëveshjes mes Diego Costës dhe Chelseat i shuan përfundimisht shpresat e skuadrës Tianjin, që prej kohësh e kishte vënë në shënjestër sulmuesin 28-vjeçar të bluve të Londrës, duke i ofruar 35 milionë euro në sezon.