Didier Drogba dëshiron trofeun e LK-së
Ankara, 27 mars - Sulmuesi i Galatasarayt, Didier Drogba, e dëshiron trofeun e dytë të Ligës së Kampionëve.
Futbollisti nga Bregu i Fildishtë ishte njeriu kryesor në triumfin e Chelseat në sezonin e kaluar, ndërsa shpreson që këtë sezon të dalë fitues me klubin turk, i cili në çerekfinale do të ketë punë me favoritin Real Madrid.
Është një kënaqësi e madhe të luash në Ligën e Kampionëve. Kur e dëgjoj atë muzikë, entuziazmohem. Dua ta fitoj trofeun dhe ti përjetoj sërish ato emocione.
Besimi na ka sjellë në këtë nivel. Kam bërë një hap përpara në karrierën time futbollistike, ka deklaruar 35-vjeçari për TRT Spor.