Diarra refuzon ofertën e Milanit
Madrid, 31 gusht - Sot është dita e fundit e merkatos së transferimeve dhe duket se Lassana Diarra, mesfushori i Real Madrid, do të qëndrojë në Spanjë pasi ka refuzuar të luajë për Milanin. Prej kohësh ai kërkohej me ngulm edhe nga Tottenhami.
Sipas të përditshmes spanjolle \"Marca\", mesfushori francez refuzoi një ofertë të rëndësishme nga ana e klubit italian ditën e djeshme.
Diarra kërkoi në fillim të verës largimin nga klubi madrilen pasi nuk gjente hapësira në formacion, por me kalimin e kohës gjithçka ndryshoi.
Përjashto ndonjë surprizë të orës së fundit, duket se Diarra do të vazhdojë të jetë futbollist i Real Madrid edhe për këtë sezon.