Di Natale vazhdon me Udinesen

Torino, 27 qershor - Sulmuesi italian, Antonio di Natale, e ka vazhduar kontratën me Udinesen deri në vitin 2014 ka bërë të ditur presidenti i këtij klubi, Gianpaolo Pozzo.
Kam biseduar me Di Natalen dhe kemi arritur marrëveshje që të qëndrojë, ka deklaruar Pozzo.
Klubet e mëdha italiane u interesuan ta transferonin 34-vjeçarin këtë afat kalimtar, mirëpo Udine vendosi ta mbante pasi që do të garojë në kualifikime për Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.