Di Matteo tek Schalke 04
Berlin, 20 dhjetor - Schalke 04 është duke negociuar me Roberto di Matteon, trajnerin që fitoi më parë gjatë vitit Champions League me Chelsea, raportoi ditën e mërkurë e përditshmja gjermane Sportbild.
Ish-ekipi i Raulit, shkarkoi nga detyra trajnerin Stevens përpara disa javësh dhe aktualisht drejtohet nga trajneri i përkohshëm Keller.
Aktualisht, ekipi i Ruhrit është duke kërkuar një trajner dhe emri i Di Matteos duket se përmbush kriteret e dëshiruara prej drejtuesve.
Sipas gazetës, Di Matteo duket i interesuar dhe mundësia për të luajtur në fazën e ballafaqimit direkt në Champions League, është një arsye më shumë që e shtyn drejt klubit gjerman.