29 Prill 2024

Dhunë në ndeshjen Napoli- Liverpul

Genoa, 23 tetor - Italia është kthyer ne epiqendrën e dhunës në futboll. Pas incidenteve qe ndodhen vetëm një javë me parë në Genoa, te cilët sollën dhe ndërprerjen e ndeshjes Itali-Serbi te vlefshme për eliminatoret e Euro 2012 ne grupin C, këtë here dhuna është transferuar ne Napoli përpara sfidës mes skuadrës vendase dhe Liverpulit ne Ligen e Evropës.

Si pasoje e përleshjeve përpara kësaj ndeshjeje, dy tifoze angleze kane mbetur te plagosur dhe kane marre ndihmen e pare ne spitalin lokal.

Ky është versioni zyrtar i policisë italiane, ndërkohe qe mediat ne vend bejne te ditur qe nje tifoz i trete është dërguar ne spital pasi është goditur me thike nga një i ri, por nuk është ne rrezik për jetën. Jo vetëm tifozët, pasi raportohet se disa turiste angleze janë ngatërruar për fansa te Liverpulit dhe janë sulmuar nga ultrasit vendas.

Keto akte kane detyruar policinë te blindoje masat e sigurisë gjate gjithë takimit ne stadiumin “San Paolo”, i cili u mbyll ne barazim 0-0. Po ashtu, burime te policisë se Napolit kane bere te ditur se tre persona janë arrestuar, pasi dyshohen se kane lidhje me aktet e dhunës qe prishen atmosferën e një ndeshjeje për Kupat e Evropës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)