Deschamps është penduar për largimin nga Juventusi
Paris, 25 tetor - Përzgjedhësi i Francës në futboll, Didier Deschamps, thotë se ai është penduar që ishte larguar nga Juventusi.
Deschamps riktheu Juven nga Serie B në Serie A në sezonin pas skandalit Calciopoli, por dha dorëheqje kur kuptoi se klubi nuk e mbështeste atë 100 për qind.
Kam bërë disa gabime dhe jam i sigurt se do të bëj më shumë në të ardhmen. Shpresoj sa më pak që mundem, por është e pashmangshme kur ju duhet të merrni vendime.
Ishte një gabim largimi nga Bianconerët dhe nëse do të mund të kthehesha në kohë atëherë nuk do të largohesha nga Juventusi.
A mund të drejtoj ndonjë klub tjetër në Itali? Nuk mendoj për këtë për momentin, por është e mundshme. Pse jo? Kurrë nuk i dihet..., ka thënë francezi për Sky Sport Italia.