Denilson huazohet te Sao Paulo

Sao Paulo, 19 korrik - Sao Paulo ka njoftuar përmes faqes zyrtare në internet se ka transferuar mesfushorin e Arsenalit, Denilson, në formë huazimi njëvjeçar.
Braziliani, i cili do të prezantohet ditën e sotme, është transferimi i parë i trajnerit të ri Adilson Batista.
23-vjeçari u largua nga Sao Paolo në vitin 2006 në drejtim të Topçinjve, mirëpo mungesa e trofeve në Emirates e ka bërë që ai të kërkojë tjetër skuadër. Jam shumë i lumtur që jam kthyer.
Dëshiroj t`i ndihmoj Sao Paolos që të bëhet kampion i Brazilit, ka deklaruar Denilson për Lancenet.