Dëmtohet Wesley Sneijder
Milano, 15 mars - Nuk ka Atalanta për Wesley Sneijder. Dëmtimi i pësuar gjatë ndeshjes së Champions League kundër francezëve të Marsejë kanë detyruar stafin mjekësor të Inter të lenë pushim për një kohë të pacaktuar fantazistin hollandez.
Numri 10 i zikaltërve do të humb kështu ndeshjen e fundjavës në kampionat, atë përballë Atalantas në San Siro.
Ky është i disati dëmtim për Sneijder gjatë këtij sezoni dhe më i fundit e ka bërë Claudio Ranierin me dhembje koke, duke parë edhe gjëndjen në rënditje dhe mungesën e rezultateve të mira për Inter