Dëmtohet Lucas Vazquez mbrojtësi i Real Madrid
Madrid, 12 prill - Mbrojtësi anësor i Real Madrid-it, Lucas Vazquez, pësoi një dëmtim të ligamentit të gjurit, njoftoi gjiganti spanjoll i futbollit.
Në një deklaratë, Real Madrid tha se "ai është diagnostikuar me një ndrydhje në ligamentin e pasmë në gjurin e tij të majtë".
Kthimi i 29-vjeçarit tani është i pasigurt.
Këtë sezon, Vazquez shënoi dy gola dhe tetë asistime në 34 paraqitje për Real Madrid.
Ndërkohë, faqja e internetit e të dhënave të futbollit "Transfermarkt" tha se shtyllat e Real Madrid-it, kapiteni spanjoll Sergio Ramos dhe anësori belg Eden Hazard, ende kanë probleme me lëndime.
Për më tepër, qendërmbrojtësi francez i ekipit Raphael Varane kontraktoi koronavirusin e ri (COVID-19) këtë javë.