11 Janar 2025

Dëmtohet Gigi Buffon

Milano, 14 tetor - Lajmet që vijnë nga kampi i kaltër nuk janë aq pozitive, sidomos përsa i përket atij që duhet t’i vërë drynin kuadratit të kaltër në Milano, Gianluigi Buffon.

Portieri i kombëtares italiane është dëmtuar në stërvitjen e fundit dhe është në rrezik për sfidën e së martës. Sipas stafit mjekësor, gardiani i të kaltërve vuan një bllokim muskular në pulpën e majtë.

Për momentin mjekët e përfaqësueses së kaltër nuk garantojnë prezencën e tij në fushë dhe vetëm në momentet e fundit do të mësohet nëse portieri do të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë. gjithsesi një lajm i mirë për Prandellin vjen përsa i përket rekuperimit të Mario Balotellit.

Sulmuesi i City-t është stërvitur me skuadrën dhe duket se e ka kaluar tashmë gjendjen gripale, që e kishte përfshirë përpara ndeshjes me Armeninë, ku Baloteli nuk mundi dot të ishte i pranishëm në fushë në suksesin 3-1 të Italisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)