Del Piero shpreson në Kupën Botërore
Romë 6 mars - Kapiteni i Juventusit, Alessandro del Piero, ende mban shpresa se ai do të jetë pjesë e kombëtares së Italisë në Kupën Botërore.
Ende jam në kërkim të kësaj ëndrre. Është e qartë se ëndrra ime quhet Kupa Botërore. Fanella e kombëtares është aspirata më e madhe për një atlet dhe të përfaqësosh vendin në një Kupë Botërore është kënaqësi e papërshkrueshme.
Kam luajtur shumë për Italinë, po ashtu edhe kam kaluar nëpër momente të vështira, por pastaj gjithçka u kthye në rrugë të duhur me një emocion të madh për të fituar Kupën Botërore në vitin 2006. Do të fokusohem në këtë, ka thënë Del Piero.