Del Piero mohuar mundësinë e nënshkrimit të një kontrate të re
Torino, 4 prill - Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka mohuar mundësinë e nënshkrimit të një kontrate të re me Bianconerët.
Njeriu që ka shkruar historinë me Zonjën e Vjetër në fund të sezonit aktual mbetet pa kontratë, ndërsa presidenti Andrea Agnelli pati deklaruar se atij nuk do ti ofrohet vazhdimi i saj.
Mirëpo, duke pëlqyer paraqitjet e tij të fundit dhe sa herë që po luan, tifozët e Juventusit kanë filluar një fushatë në Facebook duke i kërkuar Agnellit që tia vazhdojë kontratën ikonës së klubit.
Megjithatë, vetë lojtari duket se është pajtuar me faktin që nuk do ta veshë më fanellën bardhezi.
Të gjithë ju keni qenë fantastikë në ndeshjet e mia përfundimtare me skuadrën. Për ne, këto kanë qenë net për tu mbajtur mend dhe fitore që na kanë përgatitur psikikisht për shtytjen e fundit për titull, ka shkruar 37-vjeçari në Facebook.