Del Neri, trajner i ri i Genoas
Romë, 23 tetor - Klubi i futbollit të Genoas ka shkarkuar trajnerin Luigi De Canion dhe atë e zëvendësoi me Luigi Del Nerin, raportojnë mediat italiane.
De Canio është liruar nga detyra e së qenit trajner i Genioas, vetëm një ditë pasi ekipi i tij kishte humbur avantazh prej dy golave në ndeshjen kundër Romës (4:2) në xhiron e tetë të Serie A.
Del Neri nuk ka punuar që nga koha kur Antonio Conte e zëvendësoi atë tek Juventusi gjatë verës së vitit 2011.
Genoa pas tetë ndeshjeve të luajtura në Serie A zë pozitën e dhjetë me nëntë pikë.