Del Bosque nuk largohet nga Spanja
Madrid, 18 shtator - Trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, i tha të përditshmes sportive spanjolle AS të shtunën se do të preferonte të mbetej në detyrën aktuale në vend se të angazhohet në ndonjë shtet të huaj.
\"Jam i lumtur me Federatën (RFEF) dhe ekipin kombëtar. Jam i lumtur me punën dhe kjo është më e rëndësishme se paratë\", tha Del Bosque i pyetur pse refuzoi oferta të majme nga Inter dhe Chelsea gjatë verës.
Kontrata e tij aktuale skadon në fund të Euro 2012. \"Kemi marrëveshje, ata duan që unë të mbetem dhe unë dua të mbetem\", përfundoi Del Bosque.