28 Prill 2024

Deko vazhdon karrierën në Brazil

Rio De Zhenerio, 8 gusht - Skuadra e futbollit Fluminenze nga Rio de Zhaneiro ka firmosur të shtunën kontratën dyvjeçare me futbollistin anglez të Çelzit, Deko.

Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë publike, ndërsa Deko zyrtarisht do të prezantohet të hënën.

Futbollisti 32-vjeçar, i cili është i lindur në Brazil, ka luajtur për Portugalinë në kampionatin botëror në Afrikën Jugore.

Para se të vijë në Çelzi, Deko ka luajtur në ekipet nga Portugalia, sikurse janë Benfika dhe Porto, kurse më vonë edhe në Barcelonë.

Deko në karrierën 14-vjeçare ka luajtur 594 takime dhe ka shënuar 108 gola. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)