26 Dhjetor 2024

Dejvid Villa thyen rekordin e golashënuesit

Madrid, 26 mars - Dejvid Villa është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në ekipin kombëtar të Spanjës.

Me dy shënime brenda katër minutash, ai ka siguruar fitoren e skudarës spanjolle kundrejt ekipit çek.

Villa tani ka 46 gola ndërkombëtare, dy më shumë se rekordi i mëparshëm, i arritur nga ish-sulmuesi spanjoll, Raul.

Fitorja e së premtes i ka siguruar kampionit aktual të Evropës dhe botës një kryesim prej gjashtë pikësh në Grupin I të garave për kualifikim në Kampionatin Evropian 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)