De Rossi nuk është në merkato
Romë, 4 korrik - Drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini ka insistuar se klubi nuk dëshiron ta shesë Daniele De Rossin. Ky i fundit disa ditë më pasë thuhej se ishte vënë në shitje nga klubi i Romës.
Bisedimet për kontratën e re të mesfushorit kanë ngecur pas dështimit të Romës për kualifikim në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
De Rossi, ende nuk ka konfirmuar qëndrimin e tij në Olimpico, por Sabatini është optimist se çështja do të zgjidhet.
\"Ne nuk do të dobësojmë ekipin me shitjen e De Rossit. Ai më ka thënë se dëshiron të mbetet dhe do të gjejmë një marrëveshje\", tha Sabatini për Sky.