10 Janar 2025

De Jong është lojtari më i ri i Milanit

Milano, 31 gusht - Nigel de Jong është lojtari më i ri i Milanit. Kuqezinjtë kanë arritur të bindin Manchester City për të hequr dorë nga mesfushori hollandez në këmbim të 3.5-4 milionë euro, ndërkohë që klubi anglez kërkonte 8 milionë euro.

27-vjeçari ishte futbollisti që Massimiliano Allegri priste për të plotësuar skuadrën në kuadër të sezonit që sapo ka nisur.

De Jong do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me Milanin.

Pas M’Baye Niang dhe Bojan Krkic, De Jong është futbollisti i tretë që i bashkohet Milanit në tre ditët e fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)